Vasili: Për çdo gjë që duhej bërë në kohë për pandeminë, Rama ka bërë saktësisht të kundërtën

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili reagoi sot ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me përballimin e pandemisë COVID-19.
Sipas Vasilit, kryeminisitri Rama “për çdo gjë që duhej bërë në kohë për pandeminë, ka bërë saktësisht të kundërtën: përfshi testime, maska, gjurmimin trajtimin, dezinfektimet, kufizime me autoblinda dhe mesazhe dekurajuese e deprimuese nga ana bio-mjekësore dhe të edukimit shëndetësor, përfshi dhe median të paraqitur si armike të komunikimit”.
Vasili theksoi se, “çdo fjalë për pandeminë, që nxjerr nga goja është opozita dhe tmerri që ky ka se do ikë nga pushteti. Ky qan për pushtetin nuk qan për qytetarët”.
“Nuk ka qëndrim me kriminal se sa çdo fjali, që ky thotë, deri sa arrin të guxojë të nxjerrë idiotësira si Shqipëria që ka spitalet si të Gjermanisë, Francës, Anglisë, Italisë”, tha Vasili.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




