Parlamenti holandez hedh poshtë mocionin për bllokimin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE

Parlamenti holandez ka hedhur poshtë mocionin për bllokimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Mocioni për bllokimin e vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut ishte kërkuar nga Thierry Baudet, një figurë ekstremiste e politikës holandeze. Politikani Thierry Baudet, kundërshton euron, kërkon marrëdhënie më të mira me Rusinë, si dhe ka kërkuar që Holanda të braktisë BE-në. /rtsh.al

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




