PD: Basha nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndaj anëtarëve apo drejtuesve të UÇK-së

Politikë | 6 vite më parë

Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili, në deklaratat e tij, ka dhënë detaje rreth rolit të kreut të PD, Lulzim Basha, kur ai ishte pjesë e UNMIK-ut dikur në Kosovë. Përmes një komunikate për mediat, PD ka shprehur keqardhjen që Haxhiu  i është bashkuar taktikave së mashtrimit dhe fabrikimeve të kryeministrit Rama, duke u bërë kështu, sipas saj, “pjesë e sulmeve të ulta e të rreme ndaj opozitës në Shqipëri”.

 “Duke u nisur nga deklaratat e deputetit Bekim Haxhiu, Partia Demokratike informon se Lulzim Basha, në asnjë ditë të punës së tij në UNMIK, nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndaj anëtarëve apo drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë fakt e ka edhe ish-kryeprokurori i EULEX, Williamson”, thuhet në njoftimin e PD, e cila nënvizon se “deklaratat e fabrikuara, si ato të deputetit Bekim Haxhiu apo të tjera në Tiranë dhe në Prishtinë nuk kanë asnjë të vërtetë”.

“Ato bëhen për llogaritë elektorale të Edi Ramës, duke dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës dhe të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, theksohet në reagim. /rtsh.al

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme