Beteja anti-covid, kryeministri Rama, bisedë telefonike me shefin e diplomacisë italiane, Di Maio

Beteja kundër covid-19 ka qenë në qendër të një bisede telefonike mes kryeministrit Edi Rama, me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio. Ka qenë ambasada italiane në Tiranë, ajo që ka shpërndarë njoftimin duke zbardhur edhe disa tema të tjera diskutimi që kanë pasur të bëjnë me perspektivën evropiane të Shqipërisë, si dhe bashkëpunimin në kuadrin e kryesisë shqiptare të OSBE-së. Kryeminitri Rama ka pasur edhe një bisedë të rëndësishme me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në qendër të bisedës ka qenë, integrimi, ekonomia dhe investimet në Ballkanin Perëndimor. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



