Meta, ndryshime në stafin presidencial

Presidenca shqiptare ka njoftuar në faqen e web-it ndryshime në stafin e preidentit Ilir Meta. Presidenti ka pranuar dorëheqjen e Bahri Shaqiri nga detyra e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, për shkak sikurse bëhet e ditur të angazhimeve të tij në të ardhmen, që nuk përputhen me këtë detyrë tepër të rëndësishme.
Presidenti Meta ka emëruar Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, zotin Spiro Koçi, i cili deri sot ka ushtruar detyrën e Këshilltarit Diplomatik të Kreut të Shtetit.
Presidenti Meta ka emëruar Këshilltar Diplomatik, zotin Arben Cici, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kabinetit. Ndërkaq këtë detyrë zoti Meta ja ka ngarkuar Prof.Dr. Edmond Panariti, ish ministër i bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Sikurse bën të ditur njoftimi ndryshmet ndërmerren për shkak të forcimit të prioriteteve të reja të Institucionit të Presidentit të Republikës, me qëllim përballimin me sukses të sfidave, që parashtron koha, në funksion të interesit më të mirë qytetar dhe kombëtar. Presidenca radhit sfidat e pandemisë COVID-19 dhe shëndetit publik, sfidat me të cilat përballet faktori shqiptar, shpopullimi i vendit, sfidat në Arsim dhe sfidat në mjedis.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



