Rama: Opozita ëndërron vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht!

Kryeministri Edi Rama reagoi pas një videoje të postuar nga kreu i PD Lulzim Basha ku e akuzon për mosmenaxhimin e pandemisë. Në “Twitter” Zoti Rama duke e konsideruar opozitën politikë të mjerë shprehet se këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht. “Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!” shkruan kryemistri Rama.
Pas reagimit të kryeministrit Rama, një tjetër deklaratë ka ardhur dhe nga lideri demokrat Lulzim Basha, i cili shkruan se bashkë me shqiptarët do ta largojë të keqen nga vendin dhe do ngjallë shpresë.“Bashkë do ta mposhtim Ramën, do të shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë familjet shqiptare dhe ekonominë e do të sjellim shpresë të re për vendin!”, kundërpërgjigjet kreu i PD.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



