Pandemia Covid-19, Meta: Nuk është koha e PPP-ve, të mbështesim shtresat në nevojë

Politikë | 6 vite më parë

Presidenti Ilir Meta foli sot me tone shqetësuese për rritjen e numrit të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Në konferencën e përjavshme për media, zoti Meta theksoi se duhen marrë masa të menjëhershme për të përballuar situatën.“Jam shumë i shqetësuar për numrin në rritje të numrit të të prekurve, por edhe viktimave, nga koronavirusi. Duhen marrë masa të menjëhershme për frenimin e përhapjes së virusit. Është tepër e domosdoshme që qytetarët të testohen, që të dinë të vërtetën për shëndetin e tyre, por edhe që të mbrojnë të tjerët. Shëndeti i tyre nuk duhet të bëhet objekt improvizimesh. Duhet garantuar shtrati spitalor për ata qytetarë që kanë nevojë, kur sëmundja ka përparuar dhe rreziku i humbjes së jetës është i lartë. Duhet siguruar shërbimi në rajone. Duhet miratuar sa më parë nga qeveria rimbursimi i barnave, për ata që trajtohen në banesat”, tha presidenti Meta duke shtuar se “Nuk është koha për të bërë tendera e PPP. Është koha për të mbështetur shëndetin publik, për të bërë transparencë dhe për të mbështetur edhe shtresat në nevojë të popullsisë”, u shpreh Kreu i Shtetit.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme