Vokshi: Mësuesit, të braktisur në përballjen me pandeminë

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi ka reaguar sot në lidhje me humbjen e jetës së 8 mësuesve nga COVID-19.
Sipas Vokshi, qeveria jep 36 milionë euro për teatër me kulla, asnjë qindarkë për mbrojtjen e mësuesve.
“Këto ditë tre mësues të tjerë humbën jetën nga COVID-19, por qeveria nuk po merr asnjë masë për mbrojtjen minimale të mësuesve dhe nxënësve në shkolla. Deri tani, 8 mësues janë ndarë nga jeta për shkak të COVID, por ata janë trajtuar vetëm si statistika nga qeveria”, u shpreh Vokshi.
Sipas saj, “36 milionë euro që kanë ndërmend të zhvasin për projektin e ri të teatrit me kulla, do të stërmjaftonin: për testime masive periodike për mësuesit, për maska e dezinfektantë për mësues e nxënës, për infrastrukturë shkollore me standarte me kushte të përshtatshme higjieno sanitare, me ujë të rrjedhshëm;për platforma për mësimin në distancë, për tableta e internet falas për cdo mësues e nxënës, për mbulimin e shpenzimeve për kurim për mësuesit, shpërblim dinjitoz për punën e tyre me aq përkushtim edhe në kushtet aq të vështira të pandemisë së COVID-19″.
Po ashtu, Vokshi shton se “lutjet e përditshme të mësuesve të braktisur, të keqtrajtuar e të shfrytëzuar kanë rënë në vesh të shurdhër. Çdo orë, ata janë në rrezik për shëndetin e jetën e tyre”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




