Bahri Shaqiri jep dorëheqjen si Këshilltari për Çështjet e Sigurisë Kombëtare pranë presidentit

Këshilltari për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, pranë presidentit zoti Bahri Shaqiri ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë. Lajmi është dhënë në rrjetet sociale nga vetë presidenti Ilir Meta. “Kënaqësi të bashkëpunoja me z.Bahri Shaqiri, për më shumë se tre vite, në detyrën e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare. Gjithmonë korrekt, luajal, profesional dhe atdhetar” shkruan zoti Meta. Megjithatë ende nuk është mësuar se cilat janë arsyet e kësaj dorëheqjeje.
50 vjeçari Bahri Shaqiri, është jurist në profesion. Ai ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në karrierën e tij mes tyre Drejtor i Shërbimit Informativ të Shtetit Shqiptar, shërbimi inteligjent shqiptar, nga viti 2005 – 2012.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




