Covid 19, Meta replikon me Ramën

Politikë | 6 vite më parë

Replikat mes presidentit Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama, kanë vazhduar dhe në orët e vona të mbrëmjes të së martës mes rrjeteve sociale. Në një status në Facebook, zoti Meta ndërsa i ka kuktuar kreut të qeverisë socialiste premtimin për shëndetësi falas, e ka akuzuar për koncesione dhe PPP korruptive si dhe dhënie tenderash sekretë për oligrakët.

“Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë!
Jetët e humbura po shtohen çdo ditë!
Shto testimet! 
Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19! 
Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID! 
A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t’i shpëtuar COVID-19? 
A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas?
Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët!” shkruan presidenti Meta në një status në Facebook.

Më parë presidenti Meta paralajmëroi se sistemi shëndetësor në Shqipëri rrezikon të zhytet në kolaps të thellë, me pasoja tepër të rënda për shëndetin e qytetarëve”. Ai i kërkoi qeverisë që “në këto kushte, është tepër e domosdoshme të shtohet masivisht numri i testimeve, si një mjet efikas për gjurmimin dhe trajtimin në kohë të qytetarëve të prekur nga COVID-19”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme