Basha: Rimbursim total paketës së medikamenteve antiCovid, çmimet të papërballueshme

Politikë | 6 vite më parë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në një farmaci të Tiranës, ku gjatë bashkëbisedimit u shpreh për propozimin që paketa e ilaçeve anticovid të rimbursohet totalisht.

Gjatë diskutimit me farmacistin për problemet që po kalon tregu farmaceutik si dhe nevojat në këtë kohë të vështirë pandemie, Basha tha se se minimalisht kura për COVID-19 shkon 500 mijë lekë.

“Për sa i përket paketës anticovid kemi 5 javë që e kemi propozuar dhe gjykojmë emergjente që të bëhet rimbursimi total, sepse këto çmime janë të papërballueshme. Besoj se nuk ka familje shqiptare që të përballojë çmime të tilla, për një të sëmurë minimalisht 500 mijë lekë, pa oksigjenin”, tha ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme