Kosova, Foda publikon listën e futbollistëve për ndeshjet kundër Izraelit dhe Irlandës

Kosova | 1 minutë më parë

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve. Dardanët, më 14 nëntor do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Izraelit, kurse më 17 nëntor do të përballen me Irlandën, në Dublin.

Në listën e Fodës janë tri prurje të reja: Lindrit Kamberi, Bleon Kurtulus dhe Enis Rexhepi.

Dardanët do të grumbullohen, të hënën, në hotel ‘Emerald’, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë në të njëjtën ditë, në orën 17:45 në Hajvali. Paraprakisht, në orën 12:00, përzgjedhësi Franco Foda do të mbajë konferencë për media.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara në Grupin 3 të Ligës B, Kosova zë vendin e dytë me pesë pikë, sa ka edhe Irlanda në vendin e tretë. Izraeli është i fundit, me dy pikë, derisa Austria është lidere e grupit me 8 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme