Basha : Rama përgjegjës që Shqipëria renditet e fundit në Europë për numrin e testimeve!

Politikë | 6 vite më parë

“Shqipëria renditet e fundit në Europë për numrin e testimeve”. Ky është vlerësimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bërë i ditur të enjten në një konferencë me gazetarët. “Me mosblerjen e tamponëve, me moshapjen e spitaleve, janë drejtpërdrejt personalisht përgjegjës për vdekjen e qytetarëve” akuzoi zoti Basha qeverinë dhe kryeministri Edi Rama. Ai tha se ka mungesa e kapaciteteve testuese, dhe për këtë të infektuarit duhet të presin deri në 6 ditë për të bërë testin. “Kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu po fshihen pas sakrificës së mjekëve” tha zoti Basha, duke shtuar se “Kur u thuhet e vërteta, fshihen pas sakrificës së mjekëve për të mos u përballur me të vërtetën”.”Vetëm dje, nga thesari i janë dhënë 565 mijë euro mafias së plehrave. Kjo shumë parash është e barabartë me 14 mijë tamponë” tha zoti Basha.
“Jemi në humnerë. Çdo jetë e humbur e ngarkon me përgjegjësi penale Edi Ramën. Nëse do të kisha një instrument për ta fshirë nga karrigia, do ta kisha bërë sot. Por instrumenti i vetëm që kemi për ta rrëzuar Edi Ramën nga karrigia është 25 prilli” tha kreu i opozitës. Ai i bëri thirrje prokurorisë të hapë hetimet për abuzimet e të babëziturve, sipas tij  që po pasurohen mbi fatkeqësinë. “Një drejtësi me ndërgjegjen minimale nuk nevojë për faktet e mia që të nisë hetimet” tha kreu i opozitës Lulzim Basha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme