Kodi Zgjedhor/ Komisioni i Venecias: Kërkesa e presidentit Meta, do trajtohet me procedurë të zakonshme, jo urgjente

Komisioni i Venecias, duket se ka nuk ka marr parasysh kërkesën e presidentit Ilir Meta, për shqyrtimin me procedurë urgjente të Kodit Zgjedhor. Komisioni i Venecias, nëpërmjet një letre drejtuar kreut të Shtetit, e vë në dijeni se “çështja e Kodit do të trajtohet në dhjetor”.
“I nderuar Z. President! Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020, me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë”, kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, e ndikuar nga koha e shkurtër e mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe të kompleksitetit të çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente. Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor. Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR. Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias”, thuhet në letër. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




