Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha: Kuvendi të presë përgjigjen e Venecias

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratës së Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili tha se Kuvendi duhet të presë mendimin e Komisonit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Zoti Basha, lexoi live reagimin e Komisonerit, e përshëndeti atë, ndërsa shpreson që “Venecia” të ndërhyjë.
“Përshëndes deklaratën e komisionarit. Rishpreh shqetësimin e thellë për shkatërrimin e klimës parazgjedhore dhe përpjekjen e Ramës për të manipuluar sistemin. Dhe përsëris qëndrimin e PD që kjo është një goditje e rëndë dhe përgjegjësi është një, ai që ka vënë xhepat e tij para shqiptarëve, tani po vendos pushtetin para interesave të vendit. E mbështes këtë apel të komisionerit dhe shpresoj që Venecia të ndërhyjë për të treguar atë që ne demonstruam gjatë këtyre muajve”, tha Basha. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




