“JAVA” në RTSH1- HD/ Ministrja Spiropali: Basha nuk është marrë peng nga PS, por nga Berisha dhe Meta

Ministrja për Marrdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, hodhi poshtë në studion e emisionit “JAVA” në RTSH1- HD, se “PS ka marrë peng Lulzim Bashën. Sipas saj, Basha është i marrë peng nga Berisha dhe Meta, dhe jo nga PS. “Ne nuk e kemi marrë peng Bashën. Ai është i marrë peng nga Berisha dhe Meta, jo nga ne. Secilat janë problemet mes tyre, janë problem të tyre dhe jo të qytetarëve. S’kanë pse i transferojnë problemet e tyre te qytetarët. Ata kanë problemet e tyre si p.sh: a e ka zgjidhur Meta me Kryemadhin se kush është kreu i LSI; se kush është drejtues real i opozitës Basha apo Meta? Por këto janë çështje mes tyre për t’u zgjidhur. Ashtu siç duhet të zgjidhin se kush është kryetari i opozitës”, theksoi Spiropali.
Ministrja nënvizoi se PS nuk ka kontroll mbi mediat dhe qeveria nuk heq licensa.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




