Deputetja e PS, Blerina Gjylameti, konfirmohet pozitive me koronavirus

Politikë | 6 vite më parë

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti, është konfirmuar pozitive me koronavirus. Lajmin e bën të ditur vetë deputetja, e cila shkruan në ‘Facebook’ se “është karantinuar bashkë me familjen, pas simptomave të lehta që kanë shfaqur”. Deputetja socialiste është në muajt e fundit të shtatzënisë.

“Të dashur miq! Ditën e hënë në darkë, pas simptomave të para, i’u drejtova institucioneve mjekësore për t’u testuar dhe rezultova pozitive. Si unë, ashtu edhe familja ime, jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta, duke u trajtuar me të gjithë protokollin e nevojshëm, për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë . Falenderoj stafin mjekësor për gatishmërinë, si heronjtë real të kësaj lufte, dhe standartet e larta të vendosura, pavarësisht sakrificave dhe orareve të tekzgjatura. Të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë rregullat, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve. Ju uroj të gjithëve shëndet! Së shpejti sërish bashkë !”, shkruan Blerina Gjylameti. /rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme