Kryeministri Rama, reagon në mediat sociale, lidhur me të ashtuquajturin “skandali i nënshtetësive”, nga presidenti Meta
Politikë | 6 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në mediat sociale, lidhur me të ashtuquajturin “skandali i nënshtetësive”, nga presidenti Ilir Meta. Zoti Rama shkruan se ganezi Winful Cobbinah, që u pajis me pasaportë shqiptare nga presidenti Meta, akuzohet në Shqipëri për falsifikim dokumentesh.
“Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën, sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!”, shkruan Rama./rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




