Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj: Fatura që na la Basha, ishte 30% më e lartë dhe 30 e ca milionë që duheshin paguar që në fillim për mbetjet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në takimin e mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 3, deklaroi se fatura që Lulzim Basha i’u la qytetarëve shqiptarë për pastrimin nga mbeturinat ishte 30% më e shtrenjtë nga ajo që sot e “shqetëson çdo ditë”.
“Fatura që na la Lul Basha ishte 30% më e lartë dhe 30 e ca milionë që duheshin paguar që në fillim për mbetjet. Sot e kemi 30% më të lirë. Është bërë më mirë, është bërë më shpejt dhe ata qajnë hallin e Tiranës,” deklaroi Veliaj, duke shtuar se në të vërtetë ata nuk shqetësohen të zgjidhin problemet e qytetarëve.
“Nëse një punë mund të bëhet 30% më lirë, këta çfarë halli kanë? Kanë hallin e fitimit të munguar?”, ironizoi Veliaj. Kryebashkiaku shtoi se i vetmi shqetësim i Bashës në historinë e plehrave është prishja e pazareve nga të cilat do të përfitonte vetë.
“Kujt i ngec sahati është i pashpresë! Kush shton vilat, është i pashpresë! Kur njerëzit s’kanë shtëpi, kush shkon dhe manipulon historinë e plehrave se iu prish pazari për t’i paguar më shtrenjtë, është i pashpresë,” tha kryebashkiaku Veliaj. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




