Balla: Kthimi i kodit hile e presidentit, por Reforma Zgjedhore do jetë një sukses!

Politikë | 6 vite më parë

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, e konsideroi një vonesë hileqare kthimin e nga presidenti Ilir Meta të Kodit Zgjedhor, por premtoi se Reforma Zgjedhore është një sukses që do të kalojë në parlament. “Më vjen keq që presidenti i Republikës mori kohën për të vonuar procedurat parlamentare! Ne nuk kemi asnjë ditë për të humbur!” tha zoti Balla për gazetarët. Ai shprehu bindjen se “Kodi zgjedhor është një kod i plotë i cili ka transferuar qasjen dhe i ka dhënë një fuqi më të madhe popullit të zgjedhë jo vetëm kryetarin dhe partinë politike që do, por të zgjedhe edhe listën e kandidateve që do! Çdo vonesë që vjen nga një president mistrec dhe hileqar unë mendoj që i kemi të gjitha mundësitë ta kalojmë! Reforma zgjedhore është sukses! Tani qytetarët nuk do të kenë një votë, por dy vota meqë këtë e donte dhe presidenti” tha numri dy i socialistëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme