Meta paralajmëron: Prekja e kushtetutës dhe e votës do të ndëshkohen rëndë!

Politikë | 6 vite më parë

Presidenti Ilir Meta ndërsa ka kthyer në parlament Kodin Zgjedhor, ka paralajmër ndëshkime të ashpra për ata që vjedhin votën. “Zgjedhjet do të zgjidhin edhe sundimin e ligjit. Dhe e theksoj edhe një herë, vetëm sundimi i popullit përmes referendumeve në të ardhmen do të sjellë sundimin e ligjit në vend dhe të gjithë do të jenë të barabartë” tha zoti Meta nga Korça ku ishte për një vizitë. Ai u shpreh i bindur se pas 25 prillit Shqipëria do të hyjë në një epokë të re. “Pas 25 prillit, Shqipëria do të hyjë në një epokë të re, ku dy do jenë krimet më të mëdha dhe më të ndëshkueshme rëndë: prekja e Kushtetutës, as presja e Kushtetutës nuk do të preket më pa folur populli në referendum, siç e vendosi vetë populli me referendum në ’98 dhe që këta e kthyen aty ku e kthyen e prandaj jemi në këtë situatë. Dhe e dyta, prekja e votës! Kush prek votën ti preket dora si në mesjetë, meqënëse dënimin me vdekje e kemi të ndaluar” tha presidenti Ilir Meta. “Në rast se do kemi në këmbëngulje për të prishur zgjedhjet sigurisht që presidenti do jetë me popullin për të treguar që gjithë shqiptarët pa asnjë dallim kanë vetëm një të ardhme, Shqipëria si gjithë Europa. Peng është marrë i gjithë vendi apo jo?” tha ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme