Kryeministri Rama, reagon pas deklaratave të presidentit Meta: Ilir, ti je thjesht Komandant i LSI!

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas deklaratave të presidentit Ilir Meta, lëshuara në ardesë të tij. Në një reagim nëpërmjet rrjeteve sociale, zoti Rama ka ironizuar kreun e shtetit. “Ilir ti je thjesht Komandant i LSI, sepse Shqipëria nuk është në luftë, dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për mediat, ka folur në lidhje me shkeljet e marrëveshjes së 5 qershorit, teksa ka kërcënuar që çështja mund të kthehet edhe në referendum.
“Presidenti është pro marrëveshjes për 5 qershorin. Të gjithë duhet të reflektojnë dhe të mos e kthejmë në një referendum. Do të jetë më i madhi që kanë bërë shqiptarët që nga Skënderbeu dhe këtë gjë nuk e ndal dot askush. Të bëhen pjesë të gjithë e kohës së humbur dhe të mos shkojmë në referendum. Siç ka bërë dhe heroi ynë kombëtar”, ka thënë Presidenti Meta. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




