Rama: Shqipëria, vend mjaft i mirë për kompanitë gjermane!

Politikë | 6 vite më parë

Në fjalën e mbajtur në forumin “Europa Park” në Gjermani, kryeministri shqiptar Edi Rama nënvizoi se Shqipëria është një vend mjaft i mirë për kompanitë gjermane. “Jemi të bindur se ne ofrojmë një mjedis të mirë për kompanitë që duan të jenë të pranishme me linjat e tyre të prodhimit për shkak të kostos së punës, për shkak të krahut të ri të punës, për shkak sepse njerëzit janë mjaft të aftë edhe me gjuhët e huaja. Është shumë interesante të shohësh kompanitë gjermane, nuk kemi shumë por kemi disa prej tyre. Sjellja e njerëzve është shumë e mirë dhe kompanitë gjermane janë shumë të kënaqura me këta njerëz dhe e ndiejnë sikur punojnë në Gjermani praktikisht, nën një drejtim që ka kulturën e punës e cila është mjaft e respektueshme dhe me standarde”, tha zoti Rama.
Kryeministri shqipar bëri me dije se ka një plan që u prezantua nga Komisioni javën e kaluar që është një fond prej 28 miliardësh për investim në energji, infrastrukturë dhe dixhitalizim. “Investuesit po bëhen gjithmonë e më të interesuar që të bëhen pjesë e rrugëtimit tonë, për shkak të legjislacionit mjaft të favorshëm dhe për shkak të bukurisë së vendit. Ne jemi mjaft të mirë pozicionuar për sa u takon burimeve natyrore. Jemi i vetmi vend që furnizohet me energji të pastër. Ka një plan i cili u prezantua nga Komisioni javën e kaluar, i cili është një fond prej 28 miliardësh për investim në energji, infrastukturë dhe digjitalizim, është një mundësi e mirë, një shans i jashtëzakonshëm për t’u përfshirë kompanitë evropiane, apo gjermane, për t’u përfshirë, për të ardhur në rajon, e për të ndërtuar autostrada, infrastrukturën energjetike, atë të gazit-sjellësit, sigurisht edhe infrastrukturën digjitale” tha kryeministri Rama.
Ai u ka bërë thirrje kompanive europiane që të ndihmojnë për të vërë në zbatim këtë plan.”Shpresoj fortë që do të gjejmë mënyra me qeverinë dhe kompaninë gjermane që do të na ndihmojë për të zbatuar këtë plan. Nëse ky plan do të zbatohet rajoni do jetë në një pozitë krejt të ndryshme në dekadën e ardhshme”, tha zoti Rama gjatë fjalës së mbajtur në forumin “Europa Park” në Gjermani.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme