Kreu i PD Basha, replikon me kryeministrin Rama: Fshihet si struci pas një lapsusi. Tragjike ta kesh për KM

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se në vend që të merret me hallet e shqiptarëve kapet me gafën e tij. Kreu i PD, në një bashkëbisedim me gazetarët ditën e djeshme, tha “6 në 4 biznese”. Megjithatë në një status në Twitter, sot lideri i selisë blu, shkruajti se “tragjike më shumë se sa një lapsus, është të kesh KM dikë që nuk do t’ia dijë për shqiptarët”.
“Kur vjedhja galopante, keqqeverisja, ekonomia dhe shëndetësia janë sot drama e çdo shqiptari,KM fshihet si struci pas një lapsusi. Tragjike dhe me pasoja është të kesh një KM që nuk do ta t’ja dijë për 6 në 10 biznese drejt mbylljes, e 100 mijë shqiptarë që kanë humbur punën,” tha Basha. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




