Basha: Rama po lan duart me jetën e njerëzve ndërkohë që vjedh!

Politikë | 6 vite më parë

Kryetari i PD-së në opozitë Lulzim Basha, ka këmbëngulur sërish në nevojën e zbatimit nga qeveria të planit antikrizë me 5 pika që ka përgatitur partia e tij. Ai tha se detyra e qeverisë është të gjurmojë kontaktet, të bëjë më shumë testime dhe jo të kërcënojë popullatën me gjoba. “Të bëjë 2500 testime në ditë minimuni! Gjurmimi i kontakteve të infektuara dhe izolimi i tyre! Kjo është detyra nuk është detyra të dalë si sharlatan e të thotë: Vini maskën po nuk e vure maskën do të vërë gjobë” tha zoti Basha duke shtuar se “Kjo është të lash duart me jetën e njerëzve ndërkohë që vjedh!”

Kreu i opozitës kërkoi ndihmën e gazetarëve për të denoncuar ato që i konsideroi si “mashtrime të Edi Ramës”. “Përballeni me gënjeshtrat e tij, se nuk është askushi por edhe për disa javë njeriu që ka celësat e shtetit në dorë. Nxirrjani kur thotë po bëjmë gati paketën e tretë kur të tjerët po bëjnë gati paketën e katërt. Është kriminale si sillet me shqiptarët, mjekët, infermierët. Vetëm një kriminel që urren popullin e tij pret të shkojë e keqja deri në fund e të nxjerrë pikatoren. Kjo nuk është papërgjegjshmëri as keqqeverisje, por kriminale! Bëhet fjalë për jetën dhe bukën e gojës së qytetarëve” tha zoti Basha, për të cilin situata në Shqipëri është dramatike dhe në rënie të lirë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme