Ministrja Xhaçka prezanton komandantin e ri të Forcave Tokësore

Politikë | 6 vite më parë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, prezantoi sot komandantin e ri të Forcave Tokësore, Arben Kingji. “Forca Tokësore do te ketë nga sot një komandant të ri ndërsa stafeta kaloi nga gjeneral Brigade Albert Mullai, tek gjeneral Brigade, Arben Kingji. Me besimin se gjeneral Kingji do zhvillojë edhe më tej atë që kemi arritur të ndërtojmë deri më sot, i uroj atij punë të mbarë dhe gjeneral Mullait suksese në detyrat e tjera. Trajtimi financiar, kompletimi me pajisje individuale të standardizuara të ushtarit, apo certifikimi nga NATO i Grup Batalionit të Këmbësorisë dhe Kompanisë së Dytë të Batalionit Komando janë disa prej arritjeve të 3 viteve të fundit në Forcën Tokësore, të cilat po i paraprijnë të tjera reformave, me fokus modernizimin e Forcave të Armatosura,” shkruan zonja Xhaçka. /rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme