Basha për planin e rimëkëmbjes ekonomike: Koha nuk pret, njerëzit kanë sot nevojë për mbështetje!

Politikë | 6 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri sërish apel Kryeministrit Edi Rama të miratojë planin e rimëkëmbjes ekonomike me 5 hapa, për 6 muajt e ardhshëm, të propozuar nga Partia që drejton.
Apelin kryedemokrati Lulzim Basha e bëri në një postim në rrjete sociale, së bashku me publikimin e një video, ku një përfaqësuese e biznesit deklaroi se biznesi i saj është drejt falimentimit për shkak të tarifave të larta dhe mungesës së fuqisë blerëse.
Lideri demokrat Basha thekson se koha nuk pret dhe se njerëzit kanë sot nevojë për mbështetje dhe se sipas tij plani i PD-së ndihmon çdo shqiptar në vështirësi.
Ndërkohë kryedemokrati Basha ka paralajmëruar Kryeministrin Rama se nëse nuk do të miratojë këtë plan, ai do të mbajë përgjegjësi jo vetëm politike por edhe penale. Sipas kreut të PD Bashës pas zgjedhjeve të 25 prillit do të marrë fund koha e pandëshkueshmërisë së abuzuesve me paratë e shqiptarëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme