Kryetari i PD, Lulzim Basha: Rama ka tmerr nga zgjedhjet

Politikë | 6 vite më parë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, që u zhvillua ditën e sotme, akuzoi kryeministrin Edi Rama “për vjedhjen e votave”, duke theksuar se “ai nëpër zona ka vënë të besuarit e tij, që nuk i largon dot nga PS-ja”. Sipas Bashës, për vjedhjet e votave në Shijak nuk duhet të akuzohet Vangjush Dako, por Rama, ndërsa për vjedhjet në Dibër nuk duhet të akuzohet Damian Gjiknuri, por përsëri Rama.

“Nuk presin më zgjidhje. Janë gënjyer, janë mashtruar nga Edi Rama. Naftëtarët e Ballshit, e gjithë zona, do ta kenë vetë dorë të vendosin me 25 prill. Sa për ne, prirjet  janë të qarta. Ne do të fillojmë me heqja e taksës së karburantit. Ai vijon që paratë t’i çojë tek një grusht njerëzish. Mirë që nuk dëgjon për të dalë nga kriza, por nuk dëgjon as qytetarët. Ai ka tmerr nga zgjedhjet. Nuk do të dëgjojë as zërin e anëtarësisë së tij. Ai ka tmerr edhe nga vota e socialistëve. Po lëshoi Dakon, lëshoi veten, se votat në Shijak si vodhi Dako, por Rama, votat në Dibër nuk i vodhi Gjiknuri, por Rama”, tha Basha.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka garantuar se vota e anëtarësisë në përzgjedhjen dhe skualifikimet e kandidaturave do të respektohet. Zoti Basha tha se ky është një model i ri dhe provoi që demokratët e mbështetën dhe i kushtuan vëmendje masivisht. Më tej ai theksoi se ky proces do të vlejë edhe si qasje e re  e vendimmarrjes qeverisëse nesër kur PD të vijë në pushtet.

”Është puna më e vështirë të krahasosh të prakrahasueshmen. Janë dy modele të ndryshme. Nuk bën zgjedhje në parti. Nuk do të dëgjojë zërin e anëtarësisë së tij. Kjo është arsyeja pse hodhi poshtë listat e hapura. Ai ka tmerr votat e PS. Ai është pakicë brenda PS. Do i linte socialistët të rendisnin kandidaturat. Pasi e ka shtyrë 10 herë Asamblenë për Kryesinë, e shtyu edhe një herë për të mbajtur në listë Vangjush Dakon. Po lëshoi Dakon lëshoi veten. Po lëshove dikë, lëshove veten tënde. Ky është taksirati i PS deri më 25 prill”, deklaroi Basha. /rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme