Rama: Ligji i medias do të miratohet sipas OSBE!

Politikë | 6 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, nga konferenca e përbashkët për shtyp, me Ministren e Jashtme Suedeze, Ann Linde, konfirmoi se mazhoranca do të kalojë ligjin e medias, me rekomandimet e parashtruara nga Komisioni i Venencias. “Draft ligji i medias, u diskutua më shumë se një vit shumë hapur, këtu dhe në OSBE. Bëmë një ligj shumë demokratik, mbështetur dhe në konsultimet e OSBE. Ligji ofron mundësi që njerëzit të mbrojnë veten, kur gjenden të sulmuar. Kur po flisnim për këtë ligj, mbështetja më e madhe erdhi nga njerëzit e biznesit, sepse ata shantazhohen çdo ditë, e megjithatë ne e dërguam ligjin në Komisionin e Venecias.Venecia nuk tha se ligji është në kundërshtim me parimet demoratike. Komisioni Venecias, ka bërë disa vlerësime, ka dhënë disa rekomandime që ne do ti trajtojmë një për një dhe do ta miratojmë ligjin, sepse në këtë xhungël deziformimesh, lajme të rreme, sulme kundër personalitetit dhe keq edukimit të të rinjve përmes shkeljes së etikës se medias, individët të kenë të drejtë të kërkojnë llogari para gjykatës. Ligjin nuk do ta dërgojmë sërish për opinion në Komisionin e Venecias” tha kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Suedisë Ann Linde, u shpreh gjatë konferencës se “Suedia është një mbrojtëse e hapur e lirisë së medias dhe nxisim dialogun e qeverise me qytetarët dhe shoqërinë civile” tha ajo.

Po ashtu Kryeministri Rama së bashku me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë Ann Linde folën për bashkëpunimin më nga afër në luftën kundër krimit të organizuar. “Kemi diskutuar dhe për një hap të ri në bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar gjë që po e bëjmë me sukses me disa vende, ku kemi kaluar me ndërveprim në terren të policisë shqiptare në shtet përkatëse dhe ata të ne për të ndërvepruar më mirë në këtë luftë. Në këtë aspekt, duke dëgjuar me shumë vëmendje kolegen për situatën në Suedi ku ka një periudhë të vështirë me krimin e organizuar dhe për sa na takon kemi mundësi që të japim një ndihmesë dhe të përfitojmë nga kjo eksperience, të gatshëm që të çojmë në Suedi oficerët tanë dhe të mirëpresim oficerët suedezë dhe të shtrëngojmë darën për elementet kriminalë, në rrjetet e krimit të organizuar në Suedi që janë nga Shqipëria dhe që kanë lidhjet e tyre këtu. Por edhe të mirëpresim oficerët e tyre këtu”, tha zoti Rama ndër të tjera.

Ndërsa sa i takon integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Ministria e Jashtme Ann Linde, konfirmoi se Suedia është mbështetëse e zgjerimit të BE-se dhe këtë e tregoi dhe qëndrimi i tyre në Raportin e Progresit 2020.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme