Komisioneri për Zgjerim flet në Kuvend: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Politikë | 6 vite më parë

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, nga foltorja  e Kuvendit, i është drejtuar shqiptarëve, ndërsa tha se e ardhmja e të gjithë Rajonit të Ballkanit Perëndimor është në BE. Ai u shpreh se BE ka qenë dhe do të vijojë të jetë e angazhuar në Ballkanin Perëndimor. Zoti Varhelyi theksoi se me paketën ekonomike të investimeve, synohet të mobilizohen 9 miliard dollarë me anën e granteve, për të cilat theksoi se do të fuqizojnë më tej ekonominë e Rajonit.

“Ne do tju qëndrojmë pranë, jemi me ju dhe po punojmë që ju të bëheni shtete anëtare. Ballkani Perëndimor ka qenë përparësi për këtë mision dhe ndoshta keni parë që ne kemi qenë tërësisht të angazhuar për të treguar rezultate dhe e theksojmë këtë angazhim të Unionmiit dhe  e ardhmja e Ballkanit është në BE.

Kemi marrë disa masa dhe e kemi kaluar ngërçin që kishim në Këshill për hapjen e negociatave. Puna jonë ka vazhuar në tre drejtime për të rigjallëruar procesin dhe të çelim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shpresojmë që të kemi dakordësinë e shteteve për të filluar negociatat përkatëse. Sa i përket ekonomisë, pandemia  e bën atë edhe më sfiduese. Fokusi ynë është për të ndihmuar në rigjenerimin socio-ekonomik të rajonit. Sa më shpejt ta mbyllim këtë hendek, aq më shpejt do kemi mundësi të krijojmë ekonomi të qëndrueshme, ndaj kemi përgatitur planin ekonomik, që do të shërbejë për të promovuar rimëkëmbjen afatgjatë që do ndihmojë edhe në zbatimin  reformave për të ecur drejt BE. Paketa e investimeve është  strukturuar ën disa fusha kyçe. Ne nuk jemi këtu për t’ju treguar cilat janë përparësist, por për t’ju ndihmuar të gjeni ato përparësi. Sfidat më të mëdha kanë të bëjnë me transportin, energjinë, mjedisin, fushën dixhitale që kanë potencial madhor për rritjen ekonomike. Do të mobilizojmë 9 miliard dollarë me anën e granteve. Ne e shikojmë rajonin si një Rajon që ka potencialin që të tërheqë kompani tonat, që po shohin se si mund të shkurtojnë zinxhirët e vlerës”, tha ai.  /rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme