Meta: Tre milion shqiptarë do e shembin murin kriminal të “Rilindjes” në 25 Prill!

Politikë | 6 vite më parë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish sot për votimet në Kuvend për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Përmes një statusi në Facebook zoti Meta duke e konsideruar brutal shkatërrimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit  shprehet se ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes”. Sipas Presidentit Meta nga dje është vendosur një mur nga mazhoranca për të penguar rrugën e Integrimit Europian. Presidenti paralajmëron se ky mur do të shembet nga 3 milion shqiptarë në zgjedhjet e 25 Prillit por dhe më parë nëse është e domosdoshme.

“Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave.
Populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të “Rilindjes” që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit europian.
Ky mur do shembet nga tre milion shqiptarë në 25 Prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme.
Shqipëria e Para! Shqipëria si gjithë Europa.” shkruan Presidenti Ilir Meta.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme