Rama: Të paguash para të zeza për të sterrosur vendin!

Politikë | 6 vite më parë

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar me ashpërsi pas lajmeve se ministria e brendshme italiane ka publikuar dokumente ku akuzon dy politikanë të lartë shqiptarë Sali Berisha dhe Ilir Meta, se kanë aktivizuar një bashkëpunëtorin e tyre për të publikuar në Itali, një fakenews që të nxiste rënien e qeverisë së Edi Ramës në Tiranë. Sipas këtyre lajmeve në vitin 2017, në Shqipëri kanë mbërritur 1300 konteinerë me mbetje toksike për t’u groposur.
“Çfarë shëmtie! Të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar, president! Të blesh pisa të huaj për ta bërë pis atdheun ku shitesh si patriot i përvëluar #PaAtdhe #PaDin #PaIman” shkruan me këtë rast kryeministri Edi Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme