Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, Meta: Të përballohet me urtësi dhe dinjitet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët komentoi sërish aktakuzat e ngritura për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreun e PDK, Kadri Veseli për krime lufte. Zoti Meta shprehu solidaritetin si president dhe mik me presidentin Thaçi dhe kreun e PDK-së, Veseli. Ai u shpreh se kjo sfidë duhet të përballohet me dinjitet dhe urtësi. “Lidhur me aktakuzat e bëra ndaj presidentit të Kosovës, Hshim, Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit dhe kryetar i PDK, Kadri Veseli. Ky është një zhvillim mjaft sfidant që jam i sigurt do të përballohet me shumë urtësi, unitet dhe largpamësi nga këta dy personalitete. Kjo nuk është një sfidë e tyre në planin individual. Jam i bindur se kjo do të përballohet me dinjitet dhe përgjegjësi nga gjithë klasa politike në Kosovë. Nuk është hera e parë që ndaj udhëheqësve të UÇK kemi aktakuza. Dua të shpreh solidaritetin tim edhe një herë.”, u shpreh presidenti Meta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




