Kryeministrit Edi Rama sot ne Lac per rindertimin

Kryeministrit Edi Rama, ishte i pranishëm sot në Laç, për një vizitë në kantierin e ndërtimit të zonës së re. Sipas zotit Rama, ajo do të jetë një zonë me kompleks modern banimi me 524 aprtamente, qendër tregtare e njësi shërbimi. “Në mars parashikohet përfundimi Zonës 1 të banimit brenda projektit dhe në 3-4 muajt e tjerë edhe Zona 2,” shkruan Rama.
Ndërsa gjatë bashkëbisedimit me inxhinierin turk të ndërtimit Rama tha: “Shpresoj që nuk do ketë vonesa. Se isha me Presidentin (Rexhep Tajip Erdogan) para pak ditësh në rezidencën e tij dhe folëm dhe për këtë se ai interesohet herë pas here se si po ecën puna këtu dhe është shumë i kënaqur që puna ka nisur intensivisht. Prandaj është shumë e rëndësishme që ta bëjmë shpejt dhe mirë”. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




