Peskov: Rusia nuk ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë

Europë | 3 vite më parë

Rusia nuk ka ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të askujt, veçanërisht në punët e brendshme të partnerit tonë Serbisë, tha sot Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas mediave të rajonit, udhëheqja e Serbisë është në gjendje të marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë në vend dhe gjithçka që ndodh është çështje e brendshme vetëm e Serbisë.

“Gjithçka që po ndodh është çështje e brendshme e Serbisë. Serbia ka një udhëheqje legale, legjitime, e cila, sipas besimit tonë, është e aftë të marrë të gjitha masat e nevojshme”, theksoi Peskov.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme