Helmimi i qytetarëve në Kroaci, tërhiqen nga tregu disa pije të gazuara

Kroacia ka filluar tërheqjen e disa pijeve të gazuara nga tregu, pas raportimit se qytetarë të shumtë janë helmuar nga konsumimi i tyre. Lajmi për tërheqjen e këtyre pijeve të gazuara, ka marrë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare siç është Associated Press dhe Politico.
Këto media kanë cituar deklaratën e ministrit kroat Vilija Berosh i cili tha se disa persona kanë kërkuar ndihmë për shkak të disa “lëndimeve të shkaktuar nga elementë të dyshuar kimikë” dhe se shumica e pacientëve kishin simptoma të lehta dhe pas trajtimit janë lejuar të shkojnë në shtëpi. Siç raporton media kroate index.hr.
Coca-Cola ka konfirmuar se ka tërhequr përkohësisht nga tregu një seri të Coca Cola Original Taste prej gjysmë litri me ambalazh plastike.
Inspektorati Shtetëror (DIRH) e ka urdhëruar Coca-Cola Kroacia për tërheqjen e përkohshme të produkteve të dyshimta për shkak se mendohet se janë të pasigurta, pasi disa persona kërkuan ndihmë mjekësore.
Gazetar A. Mata
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




