BE diskuton sot për situatën Kosovë-Serbi në Luksemburg

Rajon | 3 vite më parë

Këshilli i Punëve të Jashtme, i kryesuar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Xhosep Borel (Josep Borrell), do të mblidhet këtë të hënë në Luksemburg ku në rend dite do të jenë një sërë çështjesh, një prej të cilave dhe situata mes Kosovës e Serbisë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

BE njofton se është e bashkuar duke u kërkuar të dyja palëve të kontribuojnë në de-përshkallëzimin dhe kthimin në zbatimin e detyrimeve të tyre të pazgjidhura në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Situata në Izrael dhe lufta me Hamasin; lufta e Rusisë në Ukrainë, zhvillimet në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin do të jenë disa nga çështjet e tjera për të cilat do të diskutojë Këshilli.

Ministrat e BE do të marrin pjesë më pas në takimin e 19-të ministror BE-Azinë Qendrore me Kazakistanin, Republikën e Kirgistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme