Dodik synon destabilizimin e BE, SHBA-ja sanksionon individë dhe entitete të lidhura me nacionalistin serb

Rajon | 3 vite më parë

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione këtë të premte ndaj individëve dhe entiteteve të lidhura me nacionalistin serb të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik. 

Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar se në listën e sanksioneve të Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja janë shtuar edhe bizneset e Gorica dhe Igor Dodi, fëmijëve të kreut të entitetit serb. 

“Pjesëtarët e këtij rrjeti, përfshirë fëmijët e Dodikut, kanë lehtësuar procesin e korrupsionit të Dodikut në Republikën Sërpska të Bosnje-Hercegovinës, duke ia mundësuar atij qasjen në fondet publike të Republikës Sërpska, dhe për ta pasuruar atë dhe familjen e tij në kurriz të qytetarëve të Bosnjës dhe autoriteteve funksionale të shtetit”, thuhet në deklaratën e Thesarit amerikan.

Që nga viti 2017, SHBA e ka akuzuar liderin pro-rus Dodik se ai drejtëpërdrejt edhe në mënyrë të tërthortë ka shkelur, penguar apo  kërcënuar që Marrëveshja e Dejtonit të mos zbatohej.

Gazetar A.Mata

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme