Humbi Athinën dhe Selanikun/ Reagon Micotakisi: Qeveria të bashkëpunojë me kryetarët e rinj

Rajon | 3 vite më parë

Greqia mbajti të dielën (15 tetor) raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku kandidatët e partisë së kryeministrit Kiriakos Micotakis (o. Kyriakos Mitsotakis), “Demokracia e re”, humbën në Athinë dhe në Selanik, dy nga bashkitë e mëdha të vendit, raportojnë mediat greke.

Teksa  u numëruan mbi 95% e votave për bashkinë e Athinës, fitues është shpallur Haris Dukas i mbështetur nga PASOK. Ai ka marrë rreth 55,9% të votave kundrejt 44,01% të kryebashkiakut aktual, Kostas Bakojanis i “Demokracisë së re”. Po ashtu në Selanik u shpall fitues me 67% të votave, Stelios Angeloudis, që kandidoi si i pavarur, por i mbështetur nga PASOK. Ai mundi Konstantinos Zervasin e mbështetur nga qeveria.

Mitsotakisi reagoi pas rezultateve duke u shprehur se kjo nuk është një natë e mirë për “Demokracinë e re”.

“Nuk ishte një natë veçanërisht e mirë për ne, por konkluzionet politike do të dalin më vonë. Dua të përgëzoj të gjithë drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e bashkive që u zgjodhën dhe t’i siguroj se është detyrë e qeverisë të bashkëpunojë me ta. Presim një bashkëpunim të frytshëm dhe produktiv. Qeveria duhet t’i ketë këmbët fort në tokë,” tha kryeministri grek.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme