Incident/ Ambasadori Hill sulmohet verbalisht në Beograd

Rajon | 3 vite më parë

Ambasadori Kristofer Hill (Christopher Hill) është sulmuar verbalisht në rrugët e Beogradit nga disa gra, ndërsa ishte në një shëtitje me bashkëshorten e tij. Ato e kanë akuzuar atë për rolin e tij gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi në vitin 1999.

Gjatë incidentit, gratë e kanë fyer ambasadorin Hill me fjalë të rënda dhe kanë filmuar sulmin për rreth 10 minuta.

Sipas një videoje të publikuar në mediet sociale janë përdorur fjalë të tilla si “vrasës”, “i ftohtë si vdekja” dhe kanë shprehur qëndrimin e tyre pro Serbisë dhe kundër Kosovës duke thënë se “Kosova dhe Metohija është pjesë e Serbisë”. Ata gjithashtu janë shprehur pro Rusisë dhe kundër Ukrainës.

Kristofer Hill ishte pjesë e ekipit të negociatorëve amerikanë që kërkoi një zgjidhje paqësore për konfliktin në Kosovë dhe Serbi.

Megjithatë, oferta e tij u refuzua nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, duke çuar në bombardimet e NATO-s në Serbi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme