Shefi i shtabit të Ushtrisë serbe: S’planifikuam aneksimin e veriut, i mohoj akuzat

Rajon | 3 vite më parë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, ka reaguar për herë të parë në lidhje me sulmin në veri të Kosovës.

Ai i mohoi akuzat e autoriteteve të Kosovës se Serbia, përmes sulmit në Banjskë, ku synohej aneksimin e veriut të Kosovës.

“Ushtria serbe është një organizatë serioze, e fortë, që nuk toleron gënjeshtra,” tha Mojsilloviq në një konferencë për gazetarët në Beograd.

“I mohoj të gjitha akuzat e bëra nga Prishtina,” theksoi ai.

Më 24 shtator, policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur në këtë fshat të komunës së Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.

Ndërsa, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën (1 tetor) se Serbia ka planifikuar aneksimin e veriut të Kosovës, përmes sulmit në Banjskë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme