Zvarritja e integrimit, Pendarovski thotë se po lëkundet besimin i qytetarëve për BE-në

Rajon | 3 vite më parë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, këtë të mërkurë tha se zvarritja procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian po lëkund besueshmërinë ndaj bllokut dhe kjo sipas tij paraqet kërcënim për demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

“Për fat të keq, zvarritja e integrimit evropian, për arsye të ndryshme, praktikisht në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, po lëkund besueshmërinë e Bashkimit Evropian. Ritmi i ngadaltë i procesit të integrimit në bllok është një nga kërcënimet për demokracinë në Ballkan. Disa sondazhe të opinionit publik tregojnë se mbështetja për organizatat dhe vendet me orientim perëndimor është në rënie dhe për herë të parë pas tre dekadash po rritet mbështetja për disa organizata të tjera rajonale dhe modele të tjera të menaxhimit”, tha Stevo Pendarovski.

Këto komente Pendarovski i bëri në një konferencën e komandës së forcave amerikane në Evropë dhe shefave të ushtrive të shteteve anëtare të Kartës Adriatikut (A-5). Pjesëmarrësit e konferencës kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ushtarak dhe për ruajtjen dhe forcimin e sigurisë në rajon. Karta SHBA-Adriatik është krijuar më 2003 nga Shtetet e Bashkuara dhe ka për synim që të koordinojë aktivitetet mbështetëse për shtetet që aspirojnë të anëtarësohen në NATO.

Gazetar A. Mata

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme