Tuneli në gykatën malazeze, autorë të dyshuar janë 4 shtetas nga Serbia

Rajon | 3 vite më parë

       
Tuneli nëntokësor rreth 30 metra i gjatë deri te depoja e Gjykatës së Lartë në Podgoricë është hapur kryesisht nga shtetas serbë, të cilët janë identifikuar, tha ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Filip Axhiq. 

Në një konferencën për shtyp këtë të premte, ai tha se në krim morën pjesë, Veljko Markoviq (32 vjç), Milan Markoviq (53 vjeç), Dejan Jovanoviq (30 vjeç) dhe Vladimir Eriq (32 vjeç), që të gjithë nga Serbia. Ai tha se serbët ishin larguar nga territori malazez vetëm një ditë para se tuneli të zbulohej.  

Tuneli nëntokësor, 30 metra i gjatë, nga bodrumi i një banesë në qendër të Podgoricës deri në depon e Gjykatës së Lartë, u zbulua më 11 shtator. 

Në depon e Gjykatës së Lartë, përveç dosjeve gjyqësore, mes së cilave ka prova për vepra të ndryshme penale, ka edhe rreth nëntë tonë e gjysmë lëndë narkotike të konfiskuara, nga të cilat rreth dy tonë janë kokainë dhe rreth shtatë tonë marihuanë.

Gazetar Artur Mata  

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme