Vrasja e efektivit të Kosovës/ Vuçiq: Kurti kërkon të na fusë në luftë me NATO-n

Kosovë | 3 vite më parë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në një dalje për mediat mbi sulmin ndaj policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë një efektiv ka deklaruar se i vetmi fajtor në këtë rast është kryeministri i Kosovës Albin Kurti që sipas tij po kërkon ta përfshijë Serbinë në luftë me NATO-n. 

“Albin Kurti është fajtori i vetëm. Albin Kurti është që dëshiron konflikt dhe luftë. Ai dëshiron të na fusë në luftën me NATO-n”, është shprehur Vuçiq.

Sipas tij, ai e kishte paralajmëruar një situatë të tillë që në Bruksel.

“Edhe pse kemi folur shumë herë për këtë, edhe pse unë kam paralajmëruar si në Bruksel ashtu edhe në Nju Jork që kjo mund të ndodhë, pak njerëz e dëgjuan”, ka thënë më tej Vuçiq, duke fajësuar edhe kësaj radhe, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Deklaratat e Vuçiqit vijnë pak orë pasi Njësia Speciale e Policisë së Kosovës u fut brenda Manastirit të Banjskës, ku ndodheshin grupi kriminal serb i armatosur së bashku me dhjetëra pelegrinë.

Siç është bërë e ditur më parë ata janë shoqëruar në stacionin e policisë në jug të Mitrovicës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme