Borel takim tradicional me liderët e rajonit: Duam ta bëjmë realitet integrimin progresiv

Përfaqësuesi i Lartë dhe njëherazi zv.presidentin e Komisionit Evropian, Xhosep Borel (o. Josep Borrell) ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme (19 shtator) një takim tradicional me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor të cilët ndodhen në Nju-Jork në kuadër të Samitit të OKB-së.
Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Borel bën me dije se sfidat aktuale globale, shtrirja, puna e përbashkët në forume shumëpalëshe dhe reformat, kanë qenë temat kyçe të bisedës mes tyre.
Borel shprehu nevojën për zgjerimin dhe integrimi e Ballkanit Perëndimor në BE.
“Takimi tradicional me gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, anëtarët e ardhshëm të BE-së Ne diskutuam sfidat aktuale globale, shtrirjen, punën e përbashkët në forume shumëpalëshe dhe reformat.
Duke u përgatitur për valën e ardhshme të zgjerimit, ne duam ta bëjmë realitet integrimin progresiv,” shkruan Borel.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




