Brnabiq: Jam gati të jap dorëheqje!

Rajon | 3 vite më parë

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq tha të mërkurën se ishte e gatshme që të japë dorëheqjen në çdo moment dhe se opozita, sipas saj, “mund të llogarisë këtë”.

Në konferencën për mediat me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ajo tha se beson se zgjedhjet janë e vetmja rrugëdalje nga situata aktuale, duke marr shkas dhe nga fakti se opozita nuk iu përgjigj ftesës për bisedime, edhe pse kanë kaluar 12 ditë nga thirrja e presidentit Vuçiq.

Opozita ka deklaruar se kush shkon për bisedime me qeverinë konsiderohet tradhëti.

“Si kryeministre jam gati të jap dorëheqjen në çdo moment. Ishte nder dhe kënaqësi që pata mundësinë për ta kryer detyrën e kryeministres. Jam me fat që pata mundësinë të punoj për vendin tim dhe të bëj më të mirën. Në këtë moment, kur shoqëria është në një krizë të tillë, e vetmja mënyrë për ta kapërcyer është të flasësh edhe me ata që nuk duan të flasin. Për fat të keq, ata duhet të llogarisin se dorëheqja ime mund të jetë në tavolinë”,- tha kryeministrja. Tanjug

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme