Tensionet në Kosovë, Escobar: Kurti t’i tërheqë kryetarët nga ndërtesat komunale dhe të nisin urgjent diskutimet për Asociacionin

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka bërë me dije se SHBA ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të tërheqë kryetarët shqiptar nga ndërtesat komunale në veri të vendit dhe të nisin “urgjentisht” diskutimet për formimin e Asociacionit.
Në një intervistë për BBC, Escobar ka deklaruar se përshkallëzimi i tensioneve në veri të Kosovës ka qenë i shmangshëm. Sipas Escobar, përshkallëzimi i tensioneve ka ardhur pjesërisht si rezultat i mosgatishmërisë së palës kosovare që ta dëgjojë komunitetin ndërkombëtar
“Ky përshkallëzim ka qenë pjesërisht rezultat i mosgatishmërisë së palës kosovare që ta dëgjojë komunitetin ndërkombëtar. Ajo i ka provokuar tensionet, në mënyrë të panevojshme, duke insistuar në shfrytëzimin e objekteve komunale. Ekzistojnë ndërtesa tjera prej të cilave mund të bëhet puna, dhe nëse asgjë tjetër, pandemia e koronavirusit na ka mësuar që mund të punojmë edhe nga lokacione alternative. Ne e kemi porositur atë që t’i tërheqë kryetarët nga ndërtesat komunale, që t’i largojë zyrtarët policorë nga ndërtesat, dhe që më pas, me urgjencë, të nisin diskutimet për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Escobar.
Në një intervistë po për BBC, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke komentuar qëndrimin e ndërkombëtarëve, tha se SHBA dhe BE janë partnerë të pazëvendësueshëm të vendit, por theksoi se ai nuk mund tja lërë vendin “milicisë fashiste”
Ai deklaroi se është gati të konsiderojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në veri, por duke theksuar se fillimisht duhet të ndalen protestat e dhunshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




