Masakra në shkollën fillore, Ministri serb i Arsimit jep dorëheqjen nga detyra

Rajon | 3 vite më parë

Ministri serb i Arsimit, Branko Ruzhiç i ka dorëzuar të dielën (7 maj) dorëheqjen e parevokueshme nga posti, kryeministres Ana Brnabiq.

Dorëheqja e tij, lidhet me sulmin vdekjeprurës që ndodhi më 3 maj në në shkollën fillore Vladislav Ribnikar, ku një 14-vjeçar qëlloi me armë për vdekje 9 persona.

Në shkresën zyrtare drejtuar kryeministres, Ruzhiç shkruan se, si person i përgjegjshëm dhe profesionist në kryerjen e detyrave, e ndjen detyrim që në heshtjen e zisë treditore në Serbi, të japë dorëheqjen nga detyra e Ministrit të Arsimit.

Në letër, ai shton se kryeministrja ka qenë në dijeni të faktit se ai ka ofruar dorëheqjen menjëherë në ditën kur ndodhi tragjedia e 3 majit.

“Në heshtjen e zisë treditore kombëtare, si person i përgjegjshëm dhe i sjellshëm, profesionist në kryerjen e të gjitha detyrave të mëparshme publike, si prind dhe qytetar i Republikës së Serbisë, që është gjithmonë në vendin tim të parë, dhe në pajtim me nenin 23 të Ligjit për Qeverinë kam marrë vendim racional dhe të ndershëm në këto rrethana, po paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e Ministrit të Arsimit në Qeverinë e Republikës së Serbisë”, ka thënë Ruzhiç, raporton Tanjug.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme