Erdogan i rikthehet fushatës zgjedhore, pas tre ditësh mungesë për arsye shëndetësore

Europë | 4 vite më parë

Pasi mungoi për tre ditë në aktivitetet e fushatës së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 14 majit, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u rishfaq këtë të shtunë në publik. I buzëqeshur, 69 vjeçari, u shfaq në skenën e festivalit të aviacionit që u mbajt në Stamboll, nga ku iu hodhi lule mbështësve që valëvisnin flamuj.

Në aktivitet ai shkoi së bashku me aleatin e tij të ngusht, presidentin e Azerbaixhanit Ilham Aliyev si dhe kryeministrin libian Abdelhamid Dbeibah. 

Mbrëmjen e së shtunës, ndërsa po jepte një intervistë live, Erdogan nuk u ndje mirë, duke çuar në ndërprerjen për 20 minuta të intervistës. 
Më pas ai anulloi pjesëmarrjen në aktivitetet e fushatës, çka u dha shtysë zërave se kishte problem të rënda shëndetësore. 

Disa media raportuan se kishte pësuar infrakt dhe ishte shtruar në spital, por kjo u hodh poshtë nga zyrtarët turq. Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca bëri të ditur se Erdogan kishte vuajtur nga  gastroenteriti, problem të cila trajtohen lehtësisht dhe kalojnë brenda pak ditësh. 

Ndërsa foli në akvitetitin e aviacionit, Erdogan foli për përjekjet e qeverisë për të ndihmuar viktimat e tërmeteve vdekjeprurës të shkurti, që iu morën jetën më shumë se 50 mijë personave. Por ai nuk foli për mungesën në skenën politike dhe as për problemet me shëndetin. Në  vend të kësaj, shpalli fillimin e një shekulli të ri për Turqinë.  

Shumë sondazhe tregojnë se Erdogan është disa pikë pas rivalit të tij laik, Kemal Kilicdaroglu, me të cilin do të përballet në presidencialet e 14 majit, të cilat mbahen në të njëjtën kohë me zgjdhjet parlamentare. 

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme