Petkoviç: Prishtina do ta bënte të pakuptimtë konceptin e ZSO-së, nuk po devijojmë as një pikë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka komentuar sërish takimin në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Sipas Tanjug, Petkoviç deklaroi se përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë intensifikuar fushatën propagandistike me të cilat, siç thekson si, synojnë të kuptojnë konceptin e Bashkësisë së Komunave Serbe.
“Ata po përpiqen me këmbëngulje ta reduktojnë në nivel të një organizate joqeveritare, megjithëse është e qartë se Beogradi në përpjekjet e tij për të krijuar mekanizma solidë dhe të besueshëm për mbrojtjen e pozitës dhe të drejtave të popullit serb në Kosovë, nuk do të devijojë as edhe një pikë nga Marrëveshja e Parë e Brukselit dhe aktet tjera nga Dialogu që përcakton qartë Bashkësinë e Komunave Serbe”, ka thënë Petkoviç.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, tha se Bashkimi i Komunave Serbe nuk është dhe nuk do të jetë organizatë joqeveritare
“Sepse po të ishte, Prishtina me vite nuk do të kishte bërë të gjitha forcat për t’i përmbushur obligimet që dalin nga Marrëveshja e Parë e Brukselit”, tha ai.
Të hënën (27 shkurt) u zhvillua një takim i nivelit të lartë për normalizmin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE, diskutime që zgjatën mbi 5 orë. Pavarësisht progresit të arritur, sërish palët nuk arritën në një marrrëveshje përfundimtare.
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, gjatë konferencës për shtyp pas takimit me Vuçiç e Kurtin, tha se palët u zotuan që të zbatohet ajo çfarë është nënshkruar në Bruksel dhe se nuk nevojiten diskutime tjera sa i përket propozimit të BE-së për planin franko-gjerman.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




